Jemi duke përjetuar ditët e pjesës së dytë të muajit Rexhep ditë këto që për nga vlera dallojnë nga ditët e muajve tjerë, pos atyre të muajit Shaban dhe Ramazan. Pra janë ditët e njërit nga tre muajt e mëdhenj apo të bekuar, të cilët Allahu i Madhëruar për të mirën e besimtarëve i bëri të bekuar.

Ndërkaq vlera e muajit të Ramazanit, drejtë për së drejti përmendet në Kur’anin Fisnik, duke theksuar se vetë ai u shpall në këtë muaj. Rëndësinë e muajit Rexhep, Shaban dhe Ramazan e tregon edhe fakti se në këto muaj gjenden katër netët e mira: Nata e Regaibit, Nata e Miraxhit, Nata e Beratit dhe Nata e Kadrit.

Muhammedi a.s. në fillim të Muajit Rexhep e ka bërë këtë lutje (dua):

“ O Zot na be

ko në Rexhep dhe në Shaban dhe na mundëso ta presim Ramazanin!”

(weiterlesen …)

Me rastin e natës së Beratit, Imami i xhamisë Wil, mr. Bekim Alimi ftohet nga Radio VATI, për një ligjeratë dhe diskutim në lidhje me këtë Natë sidhe me jetën e muslimanëve shqiptarë në Zvicër!

Kliko

http://www.sendspace.com/file/7blp4b

 

Në nje atmosferë impozante, manifestohet në Neproshten. Kësaj rradhe jo ndonjë ndodhi historike apo luftarake, por një ndeshje në sport, edhe atë midis Partizanit të Beogradit dhe Shkëndijës së Tetovës.

Nuk është e zakonshme, që një lojë e tillë të zhvillohet në këto nivele. Për herë të parë konfrontohet Shkëndija, e cila duke iu falenderuar angazhimit të madh të saj në kupën e Maqedonisë, ajo kalon në ligën e UEFA –s.

Ngase shqiptarët e ish Jugosllavisë e kanë njohur Partizanin për ekip të tyre dhe e kanë qenë tifoz për te, pra kan një respekt të veçantë per këtë skuadër.

(weiterlesen …)

 

Misafiri i rradhës

PREZENTIM LIBRI

Profesor Mahir MUSTAFA

 

 

Në diskutimin tonë të rradhës, i cili është i shtati me rradhë, pas prof. Naser Ramadanit, prof. Afet Cekës, prof. Sabri Bajgorës dhe të tjerë, kishim kënaqësinë që në mesin tonë të prezentojë një aktivist i mirënjohur i gjuhës dhe kulturës shqiptare në Zvicër. Personi në fjalë, z. Mahir Mustafa, morri pjesë sot në namazin e drekës. Koha, të cilën e ndan imami për t`iu drejtuar xhematit me ligjeratën e zakonshme, u dedikua për misafirin tonë.

Diskutimi ynë u nda esenciarisht në dy bloqe, në atë të parin, në të cilin u diskutua në lidhje me prezentimin e librit më të rrij në treg, të prof. Mahir Mustafës dhe në bllokun e dytë, në të cilin u diskutua në lidhje me mësimin plotësues shqip në qytetin Wil dhe rrethinë.

Emi-, Immi-, Remi-

  (weiterlesen …)

Vizita Viennës

 

Në bazë të një kërkese nga ministria e arsimit ndërkantonal të Zvicrës për prezentim në një konference ndërkombëtare në Vienë, shfrytëzova nga rasti që të vizitoj edhe vëllezërit dhe aktivistët e kësaj feje atje.

Me të ateruarit në Vienë, pritnin dy rinistë të xhamisë shqiptare në aeroport.Ata bënë me veturë disa gjiro nëpër Vienë që të mund të shoh bukuritë antike dhe të qytetit të vjetër të Vienës.

 

Pas saj u nisëm për në xhami, të cilën ky xhemat me kontributin e tij personal e kishte blerë dhe përshtatur në një mesxhid të mrekullueshëm.

Imami, z. Alajdin Jashari, prezentoi mysafirin e tij para xhematit dhe menjëherë pas namazit të akshamit nisi një bisedë e ngrohtë vëllazërore, sikur që njihemi që moti së bashku, edhe pse kjo nuk njiheshim më parë.

Dita e nesërme ishte e mbushur me konferencën ndërkombëtarë në selinë e OSCE në Hofburg – Vienë. Tema për të cilën diskutoheshte, ishte “preventivat kundër diskriminimit të muslimanëve në shkollat e evropës”.

(weiterlesen …)

Namazi i xhumasë[1]

 

Mr. Bekim Alimi

 

Thot Allahu në Kuranin famëlartë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّـهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ ﴿٩﴾ فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ فَانتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِن فَضْلِ اللَّـهِ وَاذْكُرُوا اللَّـهَ كَثِيرًا لَّعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ﴿١٠﴾ وَإِذَا رَأَوْا تِجَارَةً أَوْ لَهْوًا انفَضُّوا إِلَيْهَا وَتَرَكُوكَ قَائِمًا ۚ قُلْ مَا عِندَ اللَّـهِ خَيْرٌ مِّنَ اللَّـهْوِ وَمِنَ التِّجَارَةِ ۚ وَاللَّـهُ خَيْرُ الرَّازِقِينَ ﴿١١﴾

 

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim. Po, kur ata shohin ndonjë tregti, ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: “Ajo që është te All-llahu është shumë më e mira se dëfrimi dhe tregëtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!”[2]

(weiterlesen …)

Wie steht das im Qur`an und Sunnah?

Frage Beantwortung

 

Es wurden in einigen Stellen im Qur`an und Hadithen des Propheten s.a.s. die Behinderten und wie soll man sie behilflich sein und unterstützen soll, erwähnt. Zum Teil haben einige Hadithen das Erlangens des Paradieses mit der Hilfe der Behinderten bedingt.

In Sura al Ahzab im Vers 18 „Bereits kennt ALLAH die Behindernden von euch und diejenigen, die ihren Brüdern sagen: “Kommt zu uns! Und sie nähern sich dem Kampf nur ein wenig“, erwähnt Allah sie als nicht verpflichtete gegenüber Selbstverteidigungskampf und Staatsdienstbarkeiten. Sie sind von allfälligen staatlichen Aufgaben befreit. Sie erhalten ihre Unterstützung und werden als Menschen, Brüder und Schwester dieser Gesellschaft betrachtet.

(weiterlesen …)

 

Falenderimi dhe shenjtëria është vetëm për të vetmin Allah, xhel-le xhelaluhu dhe salatet e selamet e plota janë për të dërguarin e Tij, salallahu alejhi ve sel-lem.

Në Kur’an dhe në Sunnet ka shumë citate që tregojnë denimin dhe vuajtjet që i ka dërguar All-llahu mbi popujt e mëparshëm dhe llojllojshmërinë e formave të denimit dhe hakmarjes së madhe të All-llahut kundër armiqve të Tij kriminel dhe mosbesimtar.

Denimet ndaj popujve të mëparshëm dallojnë për shkak të dallimit të krimeve dhe mëkateve të tyre ndaj All-llahut [subhanehu ve teala].

Ibn Tejmiu r.a. thotë:

“Denimi i secilit popull ka qenë sipas mëkateve dhe krimeve që i kanë bërë. Popullin e Adit e ka denuar me rë të vështirë, e cila nuk la asgjë në këmbë, popullin e Lutit e ka denuar me lloje të denimit që si ka denuar popujt e mëparshëm, ata i ka denuar me shkatërrim, gjutje të gurëve nga qielli, marja e shikimit, përmbysje të vendbanimit të tyre, duke e bërë pjesën e poshtme, pjesë të epërm dhe duke i shafitur në fund të fundit. Popullin e Shuajbit e ka denuar me zjar, i cili i ka djegur dhe ua ka djegur pasurinë që e kanë fituar me padrejtësi dhe me armiqësi. Kurse Themudin e ka shkatërruar me britmë, të cilët cdiqën në vend…Ai që sheh gjendjen e botës, të hershme dhe të mëvonshme, dhe denimin e atyreve që në tokë bëjnë çorodi, derdhin gjakun e pafajshëm, përhapin telashet dhe nënçmojnë ndalesat e All-llahut, e kupton se shpëtimi në dunja dhe ahiret është për ata që kanë besuar dhe janë të devotshëm”.

(weiterlesen …)

Programi artistik për hirë të zgjedhjes për kryetar të Dijanetit të R.Turqisë të prof.dr.Mehmet Gormez

 

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë organizoi edhe një program artistik me rastin e Takimit të V-të, të liderëve të bashkësive fetare të Ballkanit dhe për hirë të zgjedhjes për kryetar të Dijanetit të R.Turqisë të prof.dr.Mehmet Gormez.

Programi artistik ishte i udhëhequr nga Sekretari i përgjithshëm i BFI-së Afrim ef. Tahiri, ku në fjalën e tij hyrëse përshëndeti Reis ul Ulemanë, H. Sueljman ef. Rexhepi, liderët dhe përfaqësuesit e bashkësive islame të ballkanit, Myftitë e Myftinive të BFI-së Koordinatorin e BFI-së në Gjermani, Imamin e Villit, përfaqësuesin e Shteteve Skandinave, Dekanin e FSHI-së, Drejtorin e Medresesë Isa Beu dhe profesorët e institucioneve fetaro-arsimore të BFI-së, kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare, Imamët, mediat, qytetarët akademik që ishin të pranishëm dhe gjithë ata që ndiqnin drejtpërdrejt programin në Televizionin e parë kombëtar satelitor TV ALB. Programi filloi me këndimin e një ashere nga hafizi Xhemail Nuhiu.

Fjalë përshëndetëse kishin kordinatori ynë për qendrat Islame në Gjermani, Zulhajrat ef. Fejzullahu dhe Bekim ef. Alimi, Imami i Villit të Zvicrës.

  (weiterlesen …)

 

DISA HARAME QË NË SY NA DUKEN TË VOGËLA,

POR TE ALLAHU JANË TË MËDHA

 

 

 

 

 

Ligjerata

 

 

Materiale të grumbulluara nga faqe te ndryshme të internetit,

të plotësuara dhe përshtatura nga:

 

Bekim Alimi

 

 

 

Xhamia Wil

Sezoni pranverorë, 2011


 

Falënderimi i takon All-llahut subhanehu ue teala e Paqa e Mëshira i takojnë robit më të devotshëm të All-llahut….

Vërtetë All-lahu subhanehu ue teala ka caktuar obligime dhe nuk ka lejuar që ato të mos respektohen dhe poashtu ka ndaluar disa harame, që kanë urtësinë e ndalimit dhe nuk ka lejuar që ato harame të bëhen. Thotë All-llahu subhanehu ue teala:

  (weiterlesen …)

Newer Posts »